Ja sa të infektuar me COVID-19 në Tetovë, vetem gjatë nëntorit


Në rajonin e Tetovës vetëm në nëntor shënohen 1.632 të infektuar të rinj nga Kovid-19, ndërsa për nëntë muajt tjerë në periudhën nga shkurti deri në tetor ka 2.187 të infektuar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga 1 deri më 30 nëntor ka gjithsej 56 raste të vdekjes ndërsa nga shkurti deri në tetor ka gjithsej 101 të vdekur.

Edhe numri i të hospitalizuarve është më i madh në nëntor në qendrën për kovid në Spitalin klinik në Tetovë.
“Në konkludim me ditën e fundit të nëntorit kemi 47 persona të cilët janë në mjekim spitalor. Rreth tridhjet janë raste më të rënda me mbështetje të vazhdueshme në oksigjen, ndërsa të tjerët marrin sipas nevojës ose në mënyrë periodike, Në mes të nëntorit ka pasur të paktën 51 pacientë në mjekim spitalor. Në periudhën nga shkurti deri në tetor numrat e të hospitalizuarve variojnë, por nuk kishte sa tani në nëntor”, deklaroi Gzim Nuredini, koordinues i qendrës për kovid.
Në rajonin e Tetovës gjatë nëntorit të paktën 11 të infektuar janë evidentuar në ditën e fundit të muajit ndërsa të paktën 95 ka pasur më 1 dhe 8 nëntor. Më shumë të vdekur, pesë në ditë ka më 2, 10 dhe 27 nëntor