Ja sa shtetas të huaj pa leje qëndrimi janë zbuluar vitin e kaluar në Tetovë


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vitin e kaluar (2020) ka vazhduar me aktivitete të rregullta dhe aksione kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të personave, shtetas të huaj, të cilët qëndrojnë dhe punojnë të padeklaruar, kryesisht nëpër objektet hotelierike në rajon ose abuzojnë me qëndrimin turistik në kundërshtim me qëllimin.

Gjithsej 124 persona, kryesisht femra janë zbuluar në këto aktivitete (TE-99 dhe GV-25), nga të cilat 41 nga Republika e Serbisë (TE-40 dhe GV-1), 38 nga Republika e Shqipërisë (TE-20 dhe GV- 18), 13 nga Republika e Kosovës (TE-8 dhe GV-5), 9 nga Ukraina (TE-8 dhe GV-1), 7 (TE) nga Republika e Bullgarisë, po aq në (TE) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia (TE) dhe nga 1 nga Moldavia dhe Suedia.

Numri më i madhë i shtetaseve të huaja gjatë vitit të kaluar, kanë qenë të angazhuara si këngëtare, valltare ose shoqëruese. Me ç’rast e kanë keqpërdorë qëndrimin turistik, kurse disa prej tyre kanë qëndruar edhe ilegalisht në vendin tonë.

Ndaj të njëjtave janë përgaditur parashtresa pëkatëse dhe do të përballën me sanksione të parapara ligjore, me gjobitje dhe dëbime në vendet e tyre të lindjes.