Ja sa raste të reja me koronavirus në Mitrovicën e Veriut

Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Me këto raste të reja, numri i të infektuarve në komunat me pakicë serbe shkon në 36, ku 35 prej tyre janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut.

“Sot janë testuar 30 persona të dyshuar se janë të infektuar me COVID-19“, ka thënë Aleksandar Antonijevic, doktor në këtë Ent.

Ai tha se deri tani janë dërguar për analizë 238 mostra të dyshuara, prej të cilëve 23 mostra janë testuar dje, prej të cilëve 3 dolën pozitivë.