Ja sa raste të reja me coronavirus në rajonin e Tetovës

Sot u regjistruan shtatë raste të reja me coronavi*rus në rajonin e Tetovës
1 orë. Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë shënoi shtatë raste të reja me vi*rus korona gjatë 24 orëve të kaluara pasi dje nuk kishte asnjë të sëm*urë. “Nga shtatë rastet e reja pesë janë në kuadër të komunës së Tetovës dhe nga një të sëm*urë nga fshatrat e banuara në komunat Jegunovc dhe Bërvenicë”, informoi mjekja Zorica Zafirovska, specializante e epid*emiologjisë pranë Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në rajonin e Tetovës ka pesë të shëruar nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve arriti në 1.064 derisa të s*ëmurë aktivë janë 222 persona.