Ja sa raste pozitive me Kovid 19 ka në Tetovë

2282 raste të identifikuara me covid-19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Si pasojë e rritjes së numrit të , vecanërsiht gjatë javës së kaluar, ka më shumë pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalit Klinik dhe të gjithë po marin trajtimin e duhur ka deklaruar kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ka rritje të pacientëve ka fluks të shtuar , ka më shumë kerkesa për kontrolle dhe testime, por tani për tani qendra klinike është në gjendje që ti bëj ballë këtijë fluksi. Si shtab u kërkua nga ana e mjeksëve amë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët e tyre, ata që kanë nëvojë të udhëyohen ndërkaq ata me pasqzrë më të lehtë të trajtohen në shtëpi

Me vendim për izolim nga Inspektorati sanitar shtetëror në Komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth janë 745 persona. Ndërkaq gjithsej ka 26 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv edhe atë në cikle të ndryshme shkollore. Kyetarja Arifi bën thirrje deri tek qytetarët që të jenë koshient për situatën e vështirë me covid-19 në Tetovë të respektojnë rregullat dhe të evitojnë tubimet familjare.

Në qoftë se ne mendojmë se duhet policia të na ruaj nga vetja jonë atëhërë është problem prandaj apeli I përgjithshëm dhe kërkesa tek vetja dhe gjithë qytetarët eshtë që të kenë kujdes maksimal, mbajtja e maskës dhe të mos qënit pjesë e mbledhive apo kallaballëqeve familjare.

Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 2282. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1527 persona kurse 102 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 613.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostikuarëve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:
Komuna e Tetovës 1540

Komuna e Bogovinës 178
Komuna e Tearcës 180
Komuna e Bërvenicës 144
Komuna e Jegunovcës 138
dhe Komuna е Zhelinës 98