Ja sa raste aktive me COVID-19 në Kosovë

45 mijë e 4 persona në Kosovë janë infektuar nga SARS CoV2 dhe 1 mijë e 161 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. Të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), prej 13 mars kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.

Ndërkohë që në raportin e fundit 24 orësh të IKSHPK-së, në vend janë shënuar 761 raste të reja dhe 13 vdekje nga covid-19. Ndërkaq raportohet edhe për 12 mijë e 41 raste aktive me COVID-19.