Ja sa raste aktive me Covid-19 ka në Tetovë

Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (09.11.2020) Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 2765. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1609 persona kurse 114 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 981.

Në Spitalin klinik të Tetovës 45 persona janë të shtrirë në repartin infektiv, kryesisht me simptoma dhe gjendje të rëndë shëndetësore të cilët janë të varur nga përkrahja me oksigjen. Ashtu si që informuan edhe autoritetet shëndetësore në nivel qendror, gjendja me covid19 paraqitet kritike, edhe pse Qendra klinike në Tetovë për momentin ende disponon me kapacitetet e nevojshme për sa i përket kapacitetetve spitalore si dhe peronelit shëndetësor për të shërbyer pacientet me pasqyrë të mesme dhe të rëndë klinike.

Apelojmë që të gjithë strukturat e mbrojtjes shëndetësore, duke filluar nga mjekët amë, të bëjnë punën e tyre duke respektuar masat dhe protokolet e përcaktuara me ligj. Në çerdhet dhe shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës gjendja aktuale lidhur me CVOID19 është me sa vijon. Në koposhtin për fëmijë Rinia në Tetovë kemi 2 raste aktive me covid19, ku bëhet fjalë për edukatorë që tani më gjenden në izolim shtëpiak.

Në shkollat fillore janë gjithsej 19 mësimdhënës pozitiv, kurse 5 grupe klasore me nxënës janë ne izolim shtëpiak.
Në shkollat e mesme 18 mësimdhënës janë pozitiv ndaj COVID19, por procesi i mësimit nga distanca zhvillohet sipas planit të paraparë, ku këtë javë ka filluar të realizohet notimi i parë dhe do të mbahen mbledhjet e para prindërore nga distanca.

Gjatë 7 ditëve të kaluara, sipas të dhënave nga SPB – Tetovë për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse janë shqiptuar urdhëresa për kundërvajtje për 428 persona, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës, janë lëshuar 781 vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 1476 personave me vendime të tilla. Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut gjatë një kontrolli të kryer në një objekt hotelerik në Tetovë në rrugën “Beliçica” është konstatuar mosrespektim i dekretit të qeverisë, gjegjësisht subjekti ka vazhduar me punë edhe pas orës 21:00!

Një problem i cili vazhdon të përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend, është edhe oirganizimi i mbledhive dhe ahengjeve familjare në hapësira të mbyllura. Apelojmë që qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi, masat dhe kufizimet nga autoritetet kompetente të respektohen në përpikshmëri, sepse në të kundërtën organet e rendit dë të veprojnë me zero tolerancë, duke ndëshkuar konform ligjit të gjithë kundërvajtësit dhe qytetarët që veprojnë në kundërshtim me masat dhe protokolet në gjendje pandemie.

Gjithashtu kërkojmë që mjekët të ndalojnë me vizitat shëpiake, pasi që një veprim i tillë është burim i shpërndarjes së infeksionit dhe përkeqëson dukshëm gjendjen epidemiologjike në komunën e Tetovës dhe jo vetëm. Bëjmë thirrje që të gjithë pa përjashtim, qytetarët si dhe subjektet afarsite në respektojnë masat dhe protokolet mbrojtëse, gjendja me përhapjen e virusit është kritike, spitalet po mbushen dhe personali mjekësor i cili me muaj lufton në vijën e parë të frontit fillon të lodhet. Vetëm nëse jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm, të gjithë se bashku do të mund të kontribojmë në tejkalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë të kësaj pandemie.