Ja sa raste aktive me COVID-19 janë në Maqedoni


Në Maqedoninë e veriut deri tani janë regjistruar 222.333 raste me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme u regjistruarn 269 raste të reja nga 3.449 testime dhe 15 të tjerë humbën jetën. Po ashtu kishte edhe 353 persona të shëruar.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.562.088 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë shëruar gjithsej 209.291 persona dhe 7.868 persona humbën jetën.
Momentalisht në Maqedoni ka 5.174 raste aktive, ndërsa vetëm Demir Kapia nuk ka asnjë rast me COVID-19, kurse Dibra, Dojrani dhe Pehçeva kanë vetëm nga 1 rast.

Shkupi momentalisht ka 2.545 raste aktive, ndërsa më pas me më së shumti raste vijnë Prilepi, Manastir, Kavadari, Ohri dhe Kumanova.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se nuk do të ketë masa kufizuese gjatë festave të vitit të ri dhe në fuqi mbesin masat aktuale.