Ja sa persona u arrestohen, nuk respektuan orën policore


Gjatë natës së kaluar (08/09.05.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 44 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 27 kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka është konstatuar se dy persona kanë shkelur masën e vetizolimit dhe ndaj tyre do të ngritën procedura adekuate.

Sa i përket kufizimit të lëvizjes, gjatë natës së kaluar është evidentuar se në gjithë shtetin 27 persona nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, me çrrastë janë arrestuar 18 persona, ndërsa për të tjerët do të pasoj procedurë adekuate.