Ja sa persona nuk respektojnë orën policore

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të MPB-së për periudhën (04/05.05) në gjithë territorin e vendit janë evidentuar 25 persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore.

Prej tyre, 17 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhëna që ndaj tyre të ndërmerren masa, përkatësisht gjoba, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, sipas të dhënave të MPB-së, gjatë ditës së djeshme 27 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 138 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga policët është kryer kontroll te personat që ndodhen në izolim nga ku është vërtetuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit.