Ja sa persona nuk kanë respektuar orën policore në Maqedoni

Gjatë natës së kaluar Ministria e Punëve të Brendshme janë konstatuar se 88 persona nuk orën policore.

“Sa i përket ndalimit të lëvizjes në nivel kombëtar, 88 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, ndërsa prej tyre janë arrestuar 76 persona, dhe për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura.

Në territorin e vendit, sipas të dhënave të regjistruara, 186 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 77 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Në të njëjtën kohë, policia ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, dhe nuk janë konstatuar shkelje të masave”, deklarojnë nga MPB.