Ja sa persona nga Tetova nuk respektuan orën policore


Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (06/07-maj) që ka të bëjë me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 4 persona nga Tetova, të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar se, për 10 persona (TE-10) janë përgaditur vendime për izolim nga Inspektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë, kurse deklaratë për vet-izolim kanë nënshkruar 7 persona (TE-1 dhe GV-6).

Në këtë periudhë janë kontrolluar 119 persona (TE) dhe 9 persona në (GV) me vendim për izolim, si dhe 63 persona (TE-30 dhe GV-33) që kanë nënshkruar deklerat për vet-izolim dhe 5 persona në Tetovë, kanë qenë të paralajmëruar me shkrim, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.