Ja sa persona me simptoma të Kovid-19 në Spitalin e përgjithshëm në Ohër

Drejtori i ri i spitalit të Përgjithshëm në Ohër, dr. Goran Balevski, sot kumtoi se gjendja me infeksionin e koronavirusit është duke u monitoruar nga afër, duke siguruar se objekti shëndetësor ka kapacitete dhe njohuri të mjaftueshme për t’u ballafaquar me sfidat e paraqitura që i sjellë pandemia.

“Është krijuar Shtabi i Krizës, i përbërë nga mjekë të përzgjedhur nga të gjitha repartet, kështu që me udhëzim të përbashkët është krijuar qendër për pranimin e pacientëve, të cilët më pas, sipas rrugëve të paracaktuara të lëvizjes, përcjellën drejt departamenteve adekuate varësisht prej nevojës”, deklaroi Balevski.

Aktualisht në spitalin e Ohrit janë zbrazur repartet e geriatrisë dhe sëmundjeve të lëkurës, të rezervuara për akomodimin e pacientëve me pasqyrë të dyshimtë klinike, pra me simptoma të Kovid-19, pa diagnozë të konfirmuar.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet më të lehta të pacientëve pozitivë me Kovid-19, trajtohen në repartin e Sëmundjeve Infektive në Ohër, ndërsa ato më të rënda dërgohen në qendrën rajonale në Manastir.

Reparti i Sëmundjeve Infektive në spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ka tre mjekë, dy specializantë dhe me kapacitet për të akomoduar rreth 20 pacientë. Në repart, aktualisht ka gjashtë persona me simptoma të Kovid-19, rezultatet e të cilëve ende nuk kanë arritur, në fakt diagnoza e tyre nuk është konfirmuar.

Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, pesë pacientë nga rajoni Ohër-Strugë janë pranuar në spitalin e Ohrit, pozitiv me Kovid-19, të cilët më pas janë dërguar në qendra të veçanta për trajtim.