Ja sa persona kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2020

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika gjithsej 25.775 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2020.
Me 25.775 persona të vdekur, për 26% rritet vdekshmëria nëse krahason me vitin paraprak 2019.
Nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut kanë vdekur 10.726 pacientë, ndërsa nga kanceri kanë vdekur 6.683 persona.

Po ashtu, në analizën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga 1 janari i vitit 2020 deri në shtator të këtij viti kanë humbur jetën gati 43 mijë persona, prej të cilëve 7.700 janë persona që humbën jetën nga COVID-19./Telegrafi/