Ja sa para ka në bankë Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para të gatshme vetëm 934 euro e 38 cent.Në deklarimin për vitin 2019 sa ishte si deputet i Kuvendit të Kosovës deklaroi të hyra vjetore prej 19 mijë e 40 euro. Ai, gjithashtu nuk deklaroi se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme.Siç kishte shpjeguar edhe më parë, ish kryeministri kosovar jeton me qira në një banesë në Prishtinë.

Ndërsa, një apartament në vlerë prej 400 mijë eurove e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes e të cilin e ka blerë në vitin 2018.Në emër të bashkëshortes, Kurti ka deklaruar edhe 9 mijë e 650 euro si para të gatshme. Ndërsa, si detyrime k*reditore, ai ka përshkruar edhe 242 mijë euro e 224 euro të cilat i kishte marr bashkëshortja e tij për blerjen e banesës në Oslo të Norvegjisë.Paga vjetore e bashkëshortes së kryeministrit kosovar në deklarimin e pasurisë është përshkruar në vlerë prej 46 mijë e 990 euro.