Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 22 pacientë të shëruar.
– Shkup 2
– Kumanovë 6
– Shtip 3
– Prilep 7
– Tetovë 1
– Strugë 1
– Koçan 2
Në 24 orët e fundit janë realizuar 332 teste, dhe janë konfirmuar 33 raste të reja për COVID -19 në: Shkup-11, Kumanovë-2, Stip-1, Prilep-5, Tetovë-2, Veles-9, Manastir-2 , Kriva Palankë-1. Deri më tani, në total janë kryer 18,168 teste për COVID -19.
Gjatë rrugës për në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 70-vjeçar nga Velesi i cili ishte hospitalizuar në 4 maj në Repartin e Sëmundjeve Infektive në spitalin e Velesit dhe u dërgua në Shkup për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar.
Numri i përgjithshëm për COVID i diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1572, numri i pacientëve të shëruar është 1079, numri i vdekjeve është 89 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 404.