Ja sa pacientë të shëruar regjistroi sot Instituti i Shëndetit Publik

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 44 pacientë të shëruar.

– Shkup 5
– Kumanovë 12
– Prilep 9
– Velesi 12
– Manastir 2
– Kavadarci 1
– Krushevë 1
– Negotinë 2

Në 24 orët e fundit janë realizuar 292 teste dhe 13 raste të reja të COVID-19 janë konfirmuar në: Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-3, Veles-5 dhe Manastir-1. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 17.836 teste për COVID19.
Në spitalin”8 Shtatori’’ ndërroi jetë një pacient 55-vjeçar nga Prilepi i hospitalizuar prej me 22 Prill, i cili ishte i lidhur për 13 ditë në ventilatorë mekanik për frymëmarrje . Një pacient vdiq në spitalin e Manastirit i hospitalizuar prej me 4 maj si i dyshuar për COVID-19, materiali pas vdekjes (postmortum) e të cilit tregoi praninë e virusit.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1539, numri i pacientëve të shëruar është 1057, numri i vdekjeve është 88 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 394.