Ja sa pacientë të ri u shtruan gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup

Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 307 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.

Në 24 orët e fundit në Klinikat interne ka pasur gjithsejtë 17 pranime. Në Kovid-Qendrën në spitalin “8 Shtatori” ka pasur 6 pranime të reja të pacientëve dhe 11 në Klinikën Infektive. Në Kozle nuk ka pasur pacientë të pranuar. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar.