Ja sa pacientë të ri janë pranuar në kovid-qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 38 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 491 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 23 persona. Pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Institutin e TBC-së, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe një në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë. Në Klinikën e ORL-së janë pranuar katër pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 8 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 16 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona. Gjithsej 491 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 30 shtretër të lirë.