Ja sa pacientë janë hospitalizur në Kovid-qendrat në Shkup për 24 orë

Në Kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 44 pacientë, gjithsej po mjekohen 441 Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 441 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjashtë pranime dhe atë nga një pacientë është hospitalizuar në Klinikën për Nefrologji, Klinikën për Neurologji dhe në TBC dhe tre pacientë në Klinikën për Dermatologji. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 12 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 26 të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 42 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendër po mjekohen 20 pacientë, në Klinikën për Neurologji 28 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 30 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid-qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë të vendosur 23 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve 11 pacientë, ndërsa në ORL 20 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë të shtrirë 22 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 94 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtrirë 142 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 43 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë informon se edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 76 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër plotësues në Klinikën për Ssëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.