Ja sa pacientë janë hospitalizuar në Kovid Qendrat në Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 32 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 486 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.

Edhe përkundër numrit të lartë të të pranuarve në Kovid Qendrat, sot në ora 08:00 kishte 30 vende të lira, ndërkohë që gjatë ditës pas lirimit të të shëruarve nga spitali, pritet që të rritet numri i shtretërve të lira si në Klinikën Infektive po ashtu edhe në Spitalin 8 Shtatori.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjitha repartet kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilën kanë nevojë për oksigjeno terapi.