Ja sa pacientë aktualisht po trajtohen në Repartet Infektive në vend


Në 24 orët e fundit në Kovid-qendrat në spitalet e vendit është raportuar se shërohen 836 pacientë pozitivë ndaj koronavirusit. Pas raporteve të spitaleve në bazë ditore të cilët kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 65 pacientë pozitivë ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në spitalin e Shtipit janë shtruar 57 pacientë, në Tetovë 47, në Veles po shërohen 64 pacientë të prekur nga Kovid-19, në Kumanovë 119. Në Kovid-qendrën në Ohër janë shtruar për kurim 110 pacientë, në Prilep 115, Gostivar 59 dhe në Strugë 29 pacientë. Në spitalin e Strumicës aktualisht janë shtruar 81 pacientë, në Koçanë 18, në Kërçovë 20, Kavadar 39 dhe në Gjevgjeli 13 pacientë pozitiv ndaj Kovid-19”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku nënvizojnë se numrat ndryshojnë nga çasti në çast dhe kjo varet nga pranimi i pacientëve të rinj dhe lëshimi në shtëpi të atyre që veçmë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv ndaj koronavirusit të cilët po shërohen në repartet infektive në kryeqendër dhe spitalet e vendit është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në Kovid-qendrat. Ndërkohë që gjatë ditës do të bëhet lirimi i pacientëve të shëruar, që nënkupton se numri i vendeve të lira do të rritet.