Ja sa muaj parabu*rgim u caktua për dy personat që zhva*rrosën kufomën dhe ia dorëzuan gabimisht familjarëve


Gjykata e Prizrenit ua ka caktuar nga 30 ditë parabu*rgim dy personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën pe*nale dëmtimi i va*rreve apo kufomave.

Në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren, thuhet se gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, ka caktuar masën e parabu*rgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arr*estimit 09.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.03.2022, ndaj të pandehurve M.N., dhe E.R., për shkak të dyshimit zë bazuar se kanë kryer veprën pe*nale Dëmtimi i va*rreve apo kufomave nga neni 413 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së parabu*rgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se me datë 09 shkurt, rreth orës 13:30, me automjet kanë shkuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, me qëllim që të tërheqin nga aty trupin e pajetë të vi*ktimës H.K., dhe të njëjtin ta dërgojnë në Prizren, për ceremoninë e va*rrimit nga familjarët e tij.

Mirëpo, të dyshuarit E.R., dhe M.N., nga Klinika Infektive kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës Z.D., së bashku me dokumentacionin e nevojshëm përcjellës, duke menduar se kanë tërhequr trupin e pajetë të vi*ktimës H.K.”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës së Gjykatës, trupi i pajetë i viktimës Z.D., rreth orës 14:30, është dërguar në varrezat e qytetit në Prizren dhe ju është dorëzuar familjarëve të viktimës H.K., dhe familja e tij e kanë va*rrosur në va*rrezat e qytetit në Prizren, duke menduar se është trupi i familjarit të tyre H.K.

“Më pastaj, është kuptuar se është bërë ngatërrimi i kufomave dhe se në va*rrezat e qytetit në Prizren, është varrosur gabimisht trupi i pajetë i vi*ktimës Z.D. Me të kuptuar gabimin e ndodhur, të dyshuarit E.R., dhe M.N., sërish janë kthyer në Klinikën Infektive dhe nga aty kanë tërhequr trupin e pajetë të vi*ktimës H.K., dhe e kanë dërguar në va*rrezat e qytetit në Prizren. Të dyshuarit e lartcekuar, rreth orës 18:00, kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhva*rrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë va*rrosur vi*ktimën H.K”, thuhet në komunikatë.

“E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur vi*ktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.

“Me rastin e caktimit të parabu*rgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, në rrjedhën e mëtejme të procedurës hetimore do të mblidhen edhe prova tjera me qëllim zbardhjen e kësaj çështje penale, andaj është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të asgjësojnë apo fshehin provat materiale, si dhe të ndikojnë në dëshmi të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.

“Gjithashtu, Gjykata ka marrë parasysh edhe peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, me veprimet e tyre të pandehurit kanë cenuar rëndë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, si dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurve për të kryer veprën penale, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i parabu*rgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në komunikatë.