Ja sa mijë euro nuk pagoi operacionin, Bokit 13 ndiqet nga spitali i njohur në Shkup

Një spital privat në Shkup ka çuar në gjyq pronarin joformal të televizionit 1TV, Bojan Jovanovski, për shkak të mospagesës së borxhit për një operacion që ka bërë.

Sipas njoftimit të A1on, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 nuk ka paguar 10 mijë euro shumën e nevojshme për operacion dhe pas zgjatjes së këtij rasti, çështja i ka kaluar drejtësisë.