Paraqitja e Kim Kardashian në Met Gala po vazhdon të përflitet akoma edhe pasi ka në kaluar 10 ditë nga mbrëmja gala. E mbuluar e tëra me të zeza përfshi edhe fytyrën ajo bëri bujë duke pushtuar rrjetin me fotografitë e saj.
Por kombinimi nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021.
Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.
Por, bishti kishte një çmim goxha të lartë; Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro.
Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.