Sipas një llogaritjeje që është bërë në grupin në Facebook “Maniakë t’Skijimit” rrobat e kryeministrit në detyrë dhe rikandiduesit për këtë post Avdullah Hotit kushtojnë 600 euro.
Ata janë bazuar në një fotografi të Hotit të cilën e kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku shihej duke skijuar në Brezovicë.
Sipas hulumtimeve të tyre kapela i kushtuaka nëntë euro syzet 49.32 euro ndërkaq xhaketa 221. 96 euro. Ndërkah pantallonat i kushtojnë 263.07 euro teksa dorëzat mund t’i ketë blerë 57.04 euro.