Ja sa është shuma e tenderit që Qeveria ndau për lule

Një kontratë prej 47,757 eurove ka lidhur Zyra për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë me një kompani private për furnizim me lule të freskëta. Taksapaguesve do tu kushtojë mbi 2,9 milion denarë freskimi i Qeverisë dhe Presidencës për protokolle shtetërore.

Përmes, faqes elektronike për furnizime publike detajet e tenderit u panë se fituese është “Trista-Grup” DOOEL Shkup. Buqetat e dekoruara të luleve prej më të ndryshmeve shihet se kanë çmimin nga 2,100- 5,900 denarë. Kjo kompani ka fituar tenderin e ngjashëm për të tretin viti radhazi, ndërsa nga Qeveria thonë se kanë zgjedhur më të lirën.

“Sipas ligjit, prokurimi publik ishte shpallur në mënyrë transparente dhe në të mund të merrnin pjesë të gjitha kompanitë e interesuara. Kompania është përzgjedhur sipas ofertës më të lirë në treg”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Kjo marrëveshje është lidhur më 4 shkurt të këtij viti. Pece Mirçeski si drejtor i Shërbimit është nënshkrues i marrëveshjes me kompaninë “Trista-Grup” DOOEL Shkup. Në tregun e luleve në Shkup, shitësit na bënë një përllogaritje të një buqetë identike që është në ofertë, dhe doli të jetë 500 denarë më e lirë pa përfshirë tvsh, por që në çmimet me shumicë janë edhe më lirë.

“Në periudhën kur vjen 8 Marshi dhe Shën Valentini meqë kërkesa në gjithë botën është më e lartë rritet edhe çmimi i luleve, ndërsa në pjesën tjetër të vitit janë më lirë”, u shpreh Snezhana Pavlloviç.
Në ditën e të dashuruarve shitësit e luleve thonë se ka rënë kërkesa e blerjes së luleve, jo nga që qytetarët tanë nuk janë romantik, por thonë se në këtë krizë më ato para blejnë bukë.

“Një qytetarë i thjeshtë mezi arrin ta blej një trëndafil, i cili kushton 150 denarë. E keni para sysh Qeveria shpenzon 47 mijë euro për të dekoruar hapësirat e brendshme për protokolle shtetërore të Presidencës dhe të Qeverisë brenda një viti”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria lidh marrëveshje me këtë kompani për aranzhimet e luleve. Në vitin 2020, vlera e kontratës “për lule” ishte 47,889 euro, ndërsa në vitin 2019 ishin lidhur dy kontrata. E para më 28 maj, vlera e së cilës ishte 46.900 euro dhe e dyta më 17 qershor për mirëmbajtje dhe rregullim të sipërfaqeve të gjelbra në Qeveri dhe objekte të tjera banesore, në vlerën 12.717 euro.
https://www.youtube.com/watch?v=54gufDs04iY