Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike e cila në fillim të këtij viti i publikoi rrogat më të mëdha në vend, tregojnë që një grup i vogël njerëzish çdo vit fitojnë gjithnjë e më shumë para.
Paga më e lartë në shtet, përsëri, është paguar në shëndetësinë private. Një i punësuar nga Shkupi në këtë sektor, ka marrë një pagë mujore fantastike bruto prej 250 mijë eurosh, ose 2.98 milion euro për një vit të tërë. Por, DAP nuk e zbulon identitetin e tij.
Ata thonë se ai është një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dhe jo një i huaj i punësuar në vend.