Ja sa është përqindja e qytetarëve që janë beqarë në Maqedoni

Sipas Regjistrimit të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente e moshës 15 vjeç e më tepër, sipas statusit martesor, 23,8% janë të pamartuar/pamartuara, 65,3% janë të martuar/të martuara, 7,2% janë vejanë/vejane dhe 1,6% janë të divorcuar. Janë regjistruar edhe tre raste të vejanëve/të vejave dhe 13 raste të të divorcuarve në grupmoshën 15-19 vjeç.

Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e më shumë, 98,4% jetojnë në bashkësi martesore, ndërsa 1,6% në bashkësi jashtëmartesore, thuhet në grupin e ri të të dhënave nga regjistrimi i publikuar sot nga ESHS, e i referohen gjendjes martesore të popullsisë, numrit të lindjeve dhe migrimeve brenda vendit.

Nga popullata e përgjithshme rezidente, 81,1% deklaruan se nuk u shpërngulën (popullsia autoktone), dhe 11,7% se u zhvendosën në vendbanimet e zakonshme. Sipas vendlindjes, 90% e popullsisë së përgjithshme rezidente kanë lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.