Ja sa % e popullatës në RMV informohen nga portalet

Shtatëdhjetë e dy për qind e shfrytëzuesve të internetit në Maqedoninë e Veriut lexojnë lajme onlajn, tregon hulumtimi i Eurostatit.

Nga vendet e rajonit, në Greqi (90 për qind), Mal të Zi (80), Serbi (77), ndërsa më pak në Shqipëri (58 për qind).

Në BE, nëntë nga dhjetë persona të moshës 16 dhe 74 vjet, kanë përdorur internetin vitin e kaluar, ndërsa më shumë për leximin e lajmeve.

Ndër vendet anëtare të BE-së, më së shumti shfrytëzues të internetit të cilët lexojnë onlajn janë regjistruar në Finlandë (93 për qind), Lituani dhe Republikën çeke (92 për qind) dhe Kroaci dhe Greqi (90 për qind).

Më pak lexues të lajmeve në internet ka në Rumani (59 për qind), Gjermani (62 për qind), Franca (63 për qind), Italia (64 për qind) dhe Belgjika (67 për qind).

Në krahasim me vitin 2016, përdorimi i internetit për lexim onlajn të lajmeve është rritur më shumë tek femrat sesa te meshkujt, por në përgjithësi, sipas Eurostat-it, meshkujt e kanë shfrytëzuar internetin për leximin e lajmeve më shpesh se femrat, 74 për qind në krahasim me 71 për qind.

Leximi i “faqeve onlajn për lajme” është më i popullarizuar tek grup mosha prej 25 deri 54 vjeç (75 për qind).

Përqindja e shfrytëzuesve të internetit më së shumti është rritur në mjediset rurale (nga 65 për qind në vitin 2016 në 69 për qind në vitin 2021). Sipas shkallës së arsimit megjithatë, lajme onlajn lexojnë njerëzit me arsim të lartë – 85 për qind, ndërsa tek qytetarët me nivel më të ulët arsimor ajo përqindje është 57.