Ja sa do vazhdojnë reshjet e borës

Gjatë ditës së nesërme do të mbizotëroj mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Paradite ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës në pjesët lindore. Temperatura e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të ulet nën zero, ndërsa pritet që në disa vende të qëndrojë shtresa e dëborës. Gjatë fundjavës do të ketë reshje lokale të shiut.

Siç kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sot shtresa e dëborës deri në mëngjes ka arritur 16 centimetra në Dibër, 15 në Kodrën e Diellit, 14 në Krushevë, 11 në Mavrovë, Pozharan, tetë në Lazaropole, Gjurishte, shtatë në Prilep, gjashtë në Manastir, pesë në Tetovë, katër në Topollçan, tre në Shkup Zajçev-Rid, Shtip, dhe një centimetër në Berovë.

Reshje gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në Dibër – 18 litra në metër katror, 12l.m2 në Mavrovë, Pretor, Krushevë, 11 në Pozharan, 10 në Ohër, tetë në Lazaropole, shtatë në Tetovë, Manastir, Prilep, gjashtë në Topollçan, Shtip, Demir Kapi, Dojran, pesë në Gjurishte, Berovë, katër në Kriva Pallankë, Strumicë dhe tre litra në metër katror në Shkup-Zajçev Rid.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëroi se moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të borës, ndërsa vetëm në rrjedhën e poshtme të Vardarit do ë jenë të përziera me shi dhe borë. Vende-vende sasia e shtresës së ujit do të jetë mbi 25 l/m2, ndërsa më së shumti reshje do të ketë në pjesët jugore.

Shtresa e borës do të formohet pothuajse në tërë vendin, në viset më të ulëta edhe mbi 10 cm, në Pellagoni rreth 20 cm, ndërsa në male më tepër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 4 gradë Celsius. Në Shkup, mot me vranësira dhe me reshje të borës gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes, me ç’rast do të formohet shtresë bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare verilindore.