Ja sa do të zgjasë ora policore

Propozimi për kthimin e orës policore erdhi si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me virusin korona. Ministri Filipçe, bëri të ditur se ora policore do të zgjashë dy javët në vazhdim dhe me këtë të zvogëlohet presioni ndaj Spitaleve.

“Ka pasur një rritje të rasteve të reja në javët e fundit. Goditja nuk është si në fillim të nëntorit, por pavarësisht, ne duam të jemi gati. Ka grumbullime pas orës 22, në objekte hotelierike të cilat nuk i respektojnë masat, grumbullime në ambiente të hapura. Dëshirojmë të zvogëlojmë presionin ndaj spitaleve”, tha Filipçe.