Ja sa do të kushtojë manifestimi i pavarësisë


Organizimi i manifestimit me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë do të kushtojë gati 190 mijë euro. Byroja e Prokurimit Publik ka shpallur marrëveshjen që Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka nënshkruar me kompaninë DVD PLUS. Sipas të dhënave, oferta e kësaj kompanie ishte unike.
Sipas kontratës publike, DVD PLUS duhet të sigurojë listë të interpretuesve për pjesën muzikore të programit, ndriçimin, sistemin e zërit dhe skenën.

Kompania është angazhuar për të siguruar pesë mijë shishe ujë prej gjysmë litri për audiencën, fishekzjarre që do të zgjasin të paktën pesë minuta, si dhe një video promovuese prej një minute në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Sipas marrëveshjes, DVD PLUS duhej stamponte 100 mijë fletushka për ngjarjen që organizon, dy mijë postera, 30 dhe tabela, por edhe të promovonte ngjarjen përmes marketingut dixhital.