Ja sa do të jetë paga mujore që do ta marrë Albin Kurti si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pagë mujore prej 2950 euro.

Të paktën këtë shumë do ta marrë deri në muajin prill, derisa të dihet saktë se çka do të ndodh me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Me ligjin e ri, nëse hynë në fuqi atëherë kryeministri do të merr 2151 euro në muaj.

Paga në shumën prej 2950 eurosh ishte rritur pas një vendimi nga kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj.