Një përle*shje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas në mes të dy imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës – hoxhës Osman Musliut dhe sekretarit të BIK-ut në këtë komunë. Bajraktari ka thënë se është su*lmuar në vendin e tij të punës nga Musliu.
“Ka qenë një kacafytje e vogël dhe jo e madhe. Por ka qenë tentimi i parë nga ana e tij. Ai ka filluar me fyerje që janë shumë të ulëta për një njeri që pretendon të jetë udhëheqës i fesë. Nuk është hera e parë pasi disa herë kemi pasur probleme me këtë njeri në Këshillin e Bashkësisë Islame”. Ai ka deklaruar se është çuditur pse të dy janë mbajtur në paraburgim për 24 orë kur është vetë ai që e ka paraqitur rastin në polici.
“Kjo është mjaft interesant. Jemi habitur të gjithë se pse ka ndodhur kjo. Unë i pari e kam paraqitur rastin. Unë kam dhënë deklaratë dhe pasi kam arritur në shtëpi jam ftuar sërish që të jap deklaratë dhe është thënë që prokurorja ka dhënë urdhër që të qëndrojmë në parabu*rgim. Kemi qëndruar 24 orë në parabu*rgim. Nuk na kanë dhënë asnjë arsyetim – ma kanë dhënë një letër të thjeshtë”.
Ndërkaq avokati Gazmend Halilaj i cili mbron hoxhën Osman Musliun ka deklaruar krejt ndryshe. Halilaj ka deklaruar se hoxhë Musliu fillimisht është provokuar dhe më pas është sulmuar nga pala tjetër prandaj edhe ka reaguar në vetëmbrojtje. “Sipas informatave që kemi kjo ka ndodhur si pasojë e një sërë padrejtësish ndaj të mbrojturit tim nga ana e Këshillit Qendror të Bashkësisë Islame në shtëpinë e së cilës ka kontribuar tash e 36 vjet”.
“Pas fjalosjes së rëndë ai është sulmuar dhe në pamundësi që t’i ikë sulmit ka vepruar vetëm në mbrojtje të nevojshme duke zmbrapsur su*lmin. Klienti im ka qenë i provokuar nga pala tjetër dhe krejt çka ka bërë është se e ka zmbrapsur një su*lm të qasshëm kundër jetës dhe trupit. Menjëherë ka vazhduar në një ceremoni të varrimit pastaj është ftuar nga ana e policisë së Drenasit”. Ai ka shtuar se i mbrojturi i tij është mbajtur në parabu*rgim pa të drejtë.
“Policia ka vënë në lajthitje Prokurorin e Shtetit sepse nuk e ka paraqitur gjendjen faktike dhe klientit im i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë. Prokurori më pas e ka revokuar vendimin sepse e ka parë që nuk ka arsye që klienti im të qëndrojë në parabu*rgim”. Ndërkaq Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, Valon Bequku i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit se është ende herët të flitet lidhur me rastin. Ai ka thënë se janë edhe videoincizimet që i ka edhe Prokuroria e Shtetit dhe se shumë shpejt do të dihet se kush është fajtori.