Llogoja e rrjetit social “Facebook” të premten ndryshoi ngjyrën e sfondit në të zezë. Zakonisht, ajo është me ngjyrë të kaltër, por të premten u shfaq me ngjyrë të zezë, dhe tani është zbuluar arsyeja.
Bëhet fjalë për një problem teknik, i cili u zgjidh shpejt pasi shumica e përdoruesve raportuan këtë problem.
Zëdhënësi i Meta-s deklaroi për stacionet televizive FOX të premten:
“Kjo u shkaktua nga një problem teknik dhe është zgjidhur. Njerëzit do ta shohin ndryshimin kur të përditësojnë aplikacionin e tyre.”