Kripa është një ndër ato produkte që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj, por jo vetëm. Përdorimi i kripës në flokë është një truk i vjetër i trashëguar nga gjyshet tona, të cilat nuk kishin mundësi të blinin shumë produkte larëse për kohën.
Po kohët e fundit është risjellë në kujtesë nga parukierët më të famshëm të momentit.
Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:
Nëse keni flokë të yndyrshëm ju këshillojmë të shtoni 2 lugë çaji kripë deti në shampon e flokëve. Tundeni për pesë minuta para përdorimit dhe më pas lani kokën si zakonisht. Kripa do të ulë sasinë e sebumit, yndyrës së flokëve dhe do i bëjë të duken sa më të shëndetshëm.
Zbokthi është një problem shumë shqetësues pasi shpeshherë njerëzit mund ta ngatërrojnë me parazitët, plus që nuk duket aspak këndshëm sidomos mbi supet e veshjeve të zeza. Hidhni dy lugë çaji kripë të zezë në shampo. Masazhoni butësisht skalpin e kokës për dhjetë minuta dhe lani flokët me ujë të vakët. Që të keni rezultate sa më të shpejta përdoreni këtë trajtim një ose dy herë në javë.