“Shembullin” e Zvicrës për largimin e Kosovës nga lista e zezë për numrin e madh të të infektuarve me koronavirus, e ka ndjekur edhe shteti i Austrisë.
Qeveria e Austrisë sot ka marrë vendim që Kosova dhe San Marino të mos cilësohen më si vende me rrezikshmëri të lartë për COVID19.
Kujtojmë që kohë më parë, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte vendosur masën e vetizolimit 14 ditor për udhëtarët që kishin shkuar atje nga vendet e Ballkanit Perëndimor ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirius.
Kjo masë deri tani vlente edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.