Ja nga cila datë kosovarët mund të udhëtojnë në Itali

Këshilli i Ministrave i Qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri sa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga përhapja e koronavirusit. Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes për në Itali nga ato vende të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.

Konkretisht nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shcengen, ku përfshihet dhe Shqipëria. Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Do të ndalohet hyrja e atyre që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar në këto 13 vendet: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana. Ndërkaq lejohen të hyjnë në personat që janë shtetas italianë, ata që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi, shkruan oranews.

Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020. Në këto masa përfshihen dhe zhvillimi i evenimenteve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë.