Ja në cilin bu*rg do t’a vuajë dënimin Sasho Mijallkov

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov e ka ndërruar adresën në Ohër, me çka për rastin “Perandoria” dënimin me burg prej tre vitesh do ta vuajë në burgun e Strugës.

“Pas njoftimit të marrë nga MPB me datën 19.07.2022, lënda me të gjitha shkresat do të kalojë në kompetencë të Gjykatës Themelore Ohër, si gjykatë kompetente vendore për procedurimin e rastit konkret, Gjykata Themelore Penale Shkup”, theksojnë nga Gjykata Penale.

Përveç dënimit me burg, Mijallkov ka pranuar edhe një konfiskim prej gati 36 milionë eurosh. Më herët, më 1 korrik, edhe biznesmeni i dënuar Orce Kamçev ka hyrë në burgun e Strugës, ku është dorëzuar për të vuajtur dënimin prej një viti, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë. Ai ka paguar edhe rreth 5 milionë euro evazion fiskal.