Ja me sa vite b*urg u dënua Mile Janakievski

Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vite bu*rg me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve kinezë dykatësh, konfirmojnë nga Gjykata Penale.
Janakieski e mori dënimin me kusht pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë, ndërsa i njëjti dë*nim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik.

Në këtë rast ak*uzohet edhe deputeti I VMRO-së-së, Igor Janushev, I cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se nuk e kupton ak*uzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar i Komisionit për Prokurim Publik në Qytetin e Shkupit.
Rastin e ka hapur ish-PSP-ja, ndërsa hetimin e ka udhëhequr prokurorja Lile Stefanova. Të gjithë ata që e pranuan fajin, përfshirë Janakievskin, u dënuan me kusht. Rasti ishte për prokurim penal të autobusëve në vitin 2009.

Kanë reaguar edhe nga ana e partia maqedone në pushtet LSDM të cilët thonë se pranimi i sotëm i fajit nga ana e të akuzuarve në rastin gjyqësor “Dizajn” konfirmojnë se blerja e autobusëve kinezë për nevojat e JSP Shkup është e kundërligjshme dhe në dëm të Qytetit të Shkupit.
Të pandehurit kanë pranuar se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare për të favorizuar kompaninë konkrete, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit për gati pesë milionë euro.