Ja kush zgjedhet kryetar i kryetar i Bordit të Rregullatorëve Energjetik

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Мarko Bislimoski përsëri është zgjedhur si kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik (Energy Community Regulatory Board – ECRB), me çka praktikisht fitoi mandatin e dytë në kryerjen e kësaj detyre, njoftojnë nga KRRE.
Nga atje thonë se votimi u realizua në mbledhjen e 50 jubilare, që mbahet në Athinë.

Fitimi i besimit edhe për një mandat, përveç faktit që e konfirmon rolin e liderit të KRRE-së në zbatimin e reformave në sektorin energjetik, është edhe afrimin i rolit aktiv të KRRE-së në gjetjen e zgjidhjeve në kohën e krizës energjetike, deklaroi Bislimoski pas përfundimit të
takimit.

“Është sfidë të kryesosh me Bordin e Rregullatorëve në kohë të krizës energjetike, por lidershipi kristalizohet në ofrimin e zgjidhjeve në momente të vështira e jo në dhënien e arsyetimeve si alibi,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së dhe kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik.

Në mbledhjen e mbajtur morën pjesë rregullatorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Agjencisë së Bashkëpunimit të Rregullatorëve Energjetikë të Unionit Evropian (Agency for the Cooperation of Energy Regulators – ACER).