Ja kush u zgjodh bartëse të listës së kandidatëve për Këshillin komunal në Çair nga radhët e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhur zonjën Sermine Purrini për bartëse të listës të kandidatëve të cilët garojnë për Këshillin komunal në Çair.

Zonja Purrini është drejtoresha aktuale e Qendrës Informative Kulturore e cila njihet si promotorja më e madhe e kulturës shqiptare në Shkup. Profesioniste e dëshmuar ndër vite, bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave. Me punën e saj dëshmoi se të jesh grua e sukseshme do të thotë të kesh plot energji, vullnet të madh, mbi të gjitha dijeni dhe të dish çka do të thotë sakrificë. Jemi shumë krenarë me të. Urime dhe të priftë e mbara.