Ja kush u emërua në vend të Zudi Kokës

Kosana Mazneva sot është emëruar drejtoreshë e re e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, pas shkarkimit të drejtorit Zudi Koka pas incidentit të ndodhur në sheshin e Skëndërbeut ku i përfshirë ishte vëllau i tij.

Ndryshe, Mazneva ka më shumë se 15 vjet përvojë, nga të cilat si udhëheqëse e departamentit në Ministrinë e Mjesdisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe këshilltar për mjedis jetësor në AD Elektrani në Maqedoni si dhe ish deputet për dy mandate. Shkollimin e lartë e kreu në Fakultetin Shkencë-Matematikor në Shkup.