Bekim Murati, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë drejtori i ri i Agjencisë për Punësim.
Për këtë post në fillim organet partiake kishin deleguar Ardijan Muçën, ish drejtorin e ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime”, por pas reagimit të degës së BDI Saraj, është propozuar Murati. Murati edhe më parë ka qenë i angazhuar në këtë Agjenci, por si zëvendësdrejtor. Për një mandat e gjysmë ka udhëhequr edhe me Komunën e Sarajit gjatë periudhës 2011 – 2017.