Ja kush propozohet për kryetar të KSHZ-së nga VMRO-DPMNE

Aleksandar Dashtevski do të jetë propozimi i ri i VMRO-DPMNE për kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kjo u konfirmua sot në një konferencë për shtyp nga zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski.

“Po, mund të konfirmoj se me vendim të Komitetit të fundit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, profesori Aleksandar Dashtevski mori mbështetje për propozim për kryetar të ri të KSHZ-së”, deklaroi Stoillkovski.

Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më 15 janar, ndërsa në Kuvend ka filluar procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të organit më të lartë zgjedhor në vend.

Zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së bëhet në përputhje me Kodin zgjedhor. Kryetari emërohet nga partia e opozitës që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, e cila ka një tjetër anëtar në komision.