Ja kush mund ta shfrytëzojë ndihmën e shtetit prej 6 mijë denarëve


Edhe pse Propozim-ligji për ndihmë shtetërore prej 6 mijë denarëve arriti në Kuvend, ende nuk është vendosur në rend të ditës, ndërsa është e pasigurt kur do të votohet. Në të thuhet se personat me të ardhura mujore nën 15 mijë denarë, të evidentuar në FSPI deri në 27 tetor, do të marrin ndihmë në xhirollogarinë e tyre, me të cilën do të nënshkruajnë marrëveshje në afat prej 5 ditëve pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Ndihma shtetërore prej 6 mijë denarëve pensionistët, prindërit e vetëm, të papunësuarit, të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, do të duhet ta shfrytëzojnë për disa ditë pasi paratë të transferohen në xhirollogari. Lista përfundimtare e shfrytëzuesve me emër, mbiemër dhe bankën ku do të kryhet pagesa, Sekretariati i përgjithshëm do ta publikojë në ueb faqen e Blej produkte vendore, në afat prej 8 ditëve pasi të hyjë në fuqi ky ligj, ndërsa për prindërit e vetëm, statusin e të cilëve e konfirmon Qendra për punë sociale, do të dalin në afat prej 12 ditëve.

Personat që do të parashtrojë ankesë, Sekretariati i përgjithshëm do tu përgjigjet dhe do të parashtrojë listë finale te bankat në afat prej 20 ditëve. Me këto para qytetarët nuk do të mund të blejnë kudo por vetëm në objektet që janë të regjistruara në faqen e Blej produkte vendore, në afat prej 5 ditëve pas miratimit të ligjit.
Paratë nuk do të mund të merren kesh dhe me ta nuk do të mund të blihen produkte dhe shërbime në kompanitë që nuk do të paraqiten si dhënës të shërbimeve. Ndihma duhet të shfrytëzohet deri më 25 dhjetor, ndërsa për këtë qëllim Qeveria ka ndarë 27 milion euro.

Ndihma shtetërore prej 6 mijë denarëve për pensionistët, të papunësuarit dhe prindërit e vetëm do të paguhet drejtpërdrejt në llogarinë e transaksionit.
“Kartelat pagesore nuk do të shtypen/botohen që të parandalohet kaosi para bankave dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por edhe që të ulen shpenzimet, për shkak se tani shtypja/botimi i tyre do të ishte në kurriz të shtetit”, theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.

Nga Qeveria pa përgjigje konkrete se si do të kontrollohet nëse kjo ndihmë do të përdoret për blerjen e produkteve vendore, me qëllim që të ndihmohet ekonomia vendore. Thonë se bankat kur do e kenë arkën financiare, do të kenë evidencë se sa prej produkteve janë vendore.