Ja kush janë propozimet e integristëve për drejtorë

Bashkimi Demokratik për Integrim po bën kalkulimet e fundit për të përcaktuar kuadrot që do të udhëheqin me drejtoritë që i takojn në Qeveri.

Përveç propozimit të Kushtrim Ramadanit për drejtor të MEPSO-s, mësohet se Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar që për drejtor të:

Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” të jetë, Ejup Rustemi, i cili është drejtor aktual në “Postën e Maqedonisë”,

Fondit për Sigurim Shëndetësor të jetë, Faton Ahmeti,
Agjencisë për Komunikime Elektronike të jetë, Jeton Akiki,

Agjencisë së barnave “MALMED” të jetë, Lirim Shabani.
Ndërkaq, për M-NAV ka propozuar dy emra, Migjen Selmanin dhe Fahredin Hamidin./tetova1