Ja kush janë dy kandidatët për kryeministër që do zëvendësojn Zaevin

Kryeministri Zoran Zaev në deklaroi se këto ditë do të merret vendimi se kush do të emërohet për kryeministër teknik.

Zaev thekson se për këtë do të vendosë Këshilli Qendror i LSDM, por logjika i detyron që të jenë pragmatik në mënyrë që Qeveria të mund me kapacitet të plotë të punojë dhe të mos ndalohet progresi.

Logjika na çon drejt dy ministrat e deritashëm që tashmë nuk do të jenë ministra, dhe këto janë Oliver Spasovski dhe Mila Carovska, diskutimi na çon këtu, tha Zaev për ‘Sloboden peçat’.

Ai shtoi se vendimi do të merret javën e ardhshme.

Ndryshe, nga tre janari i vitit të ardhshëm pritet të emërohet kryeministri teknik i cili do të jetë deri në detyrë deri në zgjedhjet e 12 prillit.