Ja kush janë babë e bir që u gjetën të mbytur, i mori rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe (FOTO)

Personat në foton e mësipërme janë babë e bir që humbën jetën nga rrjedha përroit në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku ata ishin duke udhëtuar kur rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Vajza arriti të shpëtonte duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa babai dhe vëllai humbën jetën, ndërsa trupat e tyra janë gjetur sot. Viktimat janë Petrit Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj. Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave.

Momenti kur nxiren trupat
https://gorilla.cdnja.co/v/ee/eEJLP.mp4?token=IwW1n2m7FwBzor1lQWQVQw&expires=1669029163